U katandis si LSI, edhe zyrat i ka tek ish-selia e Sudes
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), pas 13 vitesh “tregti” në skenën politike shqiptare, nisur në muajin maj 2005 me shoqatë-partinë çame “PDI” me kryetar Shpëtim Idrizin, ka nisur të rikthehet në pozicionin e dikurshëm “Shoqatë politike”, po nën drejtimin e Shpëtim Idrizit.
Ky “rikthim” i saj në shoqatë, nuk po ndodh se i ikën dy deputetet Lena e Rremja, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me “patriotizmin çam” të çerek çamit Shpëtim Idrizi, por sepse kështu falimentojnë të gjitha partitë “kioskë-ruleta” ambulatore, që marrin e shesin mall nga partitë e “shumicës”.
“Ruletë” tregu ishte katandisur edhe PDIU dhe çdo 4 vite, shkonte me partinë që merrte pushtetin, duke bërë “xhambazllëk” 1 votë parlamentare, me 1% të “tepsisë” së pushtetit, ose me 880 vende pune në administratë dhe me 3 drejtorë të përgjithshëm, në sektorët ku “bëheshin lekë si transporti rrugor, targat, patentat, kontrolli ushqimor (AKU), inspektorati shendetësor, aeroporte, kalibrimi, mbikëqyrja e lojërave të fatit, autoriteti konkurrencës, KESH, OST, ujësellëjsa, tatime, dogana, nafta-minierat, polici, sigurimet shoqërore, rimbursimi ilaçeve (FSDKSH), zyrat e licensimit të noterëve, legalizimet, turizmi, arsimi, arkiva, pronat, nënkryetarët ekonomikë nëpër bashki e prefektura!
PDIU që akuzonte politikën shqiptare, për shitje të çështjes çame tek grekët, në çdo pushtet merrte e shiste vende pune zyrtarësh e drejtorësh, në pjesën e administratës që i cakohej prej mazhorancës, duke kopjuar modelin e “parti-tregut” LSI.
Në dy aleancat e pushtetit qendror e lokal me PD dhe PS, PDIU u tjetrësua në QTU-shitje vendesh pune në administratë, aq sa brenda saj nuk ideoheshin e zbatoheshin më programe partie, por vetëm skema tregtie vendesh pune, që nga dezhurnët e institucioneve, deri tek drejtorët, zv/ministrat, diplomatët, doganierët e tatimorët, përveç vendit të Zv/kryetarit Kuvendit, që kryetar Idrizi e mbajti për vete!
Megjthëse PDIU nuk është më në aleancë me PS dhe depuetët e saj nuk janë më përfaqësues të PDIU, kjo parti ka akoma brenda “tepsisë” 43 nënkryetarë bashkie, zv/ministra, zv/prefektë, drejtorë qendror, lokalë, shefa ujësjellësash, mjedisi, shefa pyjesh, ujërash, bujqësie, doganash e tatimesh dhe mbi 1800 nëpunës në çdo sekor! Si për koncidencë përputhshmërie me natyrën tregtare që iu dha nga drejtuesit, si qendrore të partisë, PDIU ka marrë ish-zyrat qendrore të firmës piramidale “Sude”, ku është edhe sot./Pamfleti