osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqiptarët frenuan Brazilin dhe “shtypën” Nejmarin, zviceranët mosmirënjohës sulmojnë keq Granit Xhakën

Shqiptarët frenuan Brazilin dhe “shtypën” Nejmarin, zviceranët mosmirënjohës sulmojnë keq Granit Xhakën

Zvicra barazoi 1-1 të dielën në mbrëmje me Brazilin, duke regjistruar një rezultat surprizë, pasi Brazili jkonsiderohet si një prej pretendentëve kryesorë për të fituar titullin botëror. Në këtë ndeshje, një peshë specifike në fushë patën katër lojtarët shqiptarë, Valon behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Por edhe pse ishin më të mirët në fushën e lojës, duke e bërë zap yllin brazilian Nejmar dhe yjet e tjerë të “Selecaos”, menjëherë pas ndeshjes ata janë sulmuar në shtypin sportive zviceran, për gjoja komplot për t’i dhënë shiritin e kapitenit Granit Xhakës. Arsyetimi sipas tyre ishte se Xhaka kishte kënduar me zë të lartë himnin kombëtar zviceran, gjë që më parë nuk e ka bërë, ashtu sikurse nuk e bëjnë as lojtarët e tjerë shqiptarë të kombëtares zvicerane.

Në fakt, këtë gjë ai e kishte bërë edhe më parë, në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë. “Po është e vërtetë, ka ardhur koha që të këndoj himnin edhe unë”, tha asokohe Xhaka. Por sipas mediave zvicerane, ky nuk është një gjest patriotizmi i tij, apo se ndjen shumë vargjet e himnit në këtë vend ku është rritur.

Sipas mediave zvicerane, gjithçka është bërë në funksion të faktit se ai kërkon t’i japin shiritin e kapitenit. Në një vend si Zvicra, për të cilën luajnë futbollistë me origjinë nga vende të ndryshme, këndimi i himnit është kthyer shpesh në çështje. Xhaka është i ndërgjegjshëm se duke kënduar himnin, ka më shumë shanse që të mbajë shiritin në të ardhmen.

Aktualisht, ai është i treti në listë pas Lihtshtajner 34-vjeçar dhe Behramit 33-vjeçar të cilët nuk kanë edhe shumë vite në përfaqësuese. Por duke parë se si Behramit i ka ikur nga duart shiriti pikërisht për faktin që nuk këndon himnin, duket se Xhaka ka vendosur t’i dalë punës para, duke mos ndjekur shembullin e shqiptarëve të tjerë në këtë përfaqësuese.

Padyshim, qëndrimet e zviceranëve janë të nxituara dhe të pabaza. Kjo është një mosmirënjohje klasike ndaj një grupi lojtarësh që po japin maksimumin e tyre për flamurin zviceran dhe arritën t’i bënin ballë njërës prej skuadrave më të mira të planetit, sikurse është Brazili. /Pamfleti Sport