osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova do ketë pasoja që do i vuajnë qytetarët nëse nuk zbaton marveshjen

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova  do ketë pasoja që do i vuajnë qytetarët nëse nuk zbaton marveshjen

Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit të 2013-ës e nënshkruar asokohe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, synonte të normalizonte raportet mes dyja vendeve.

Në këtë kontekst, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një konferencë për media të mbajtur sot, tha se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të implementohen.

Stano, foli edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku tha se kjo çështje është urgjente, në të kundërtën do të ketë pasoja.

“Nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, deklaroi ai.

“Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, theksoi Stano.