Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Turqinë qendrore, pranë Ankarasë. Epiqendra e tërmetit ndodhet afërsisht 8 kilometra në veriperëndim të Tokatit.
Ekipet nga AFAD dhe agjenci të tjera të lidhura po hetojnë situatën në vendngjarje, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në X. U vu re se tërmeti u regjistrua në orën 18:11 me orën lokale, në një thellësi prej 5.99 km.
Nuk raportohet për të lënduar deri më tani. Informacionet e para të transmetuara nga mediat turke flasin për dëmtime të disa objekteve
Video: