Ish-peshëngritësi nga Himara, Pirro Dhima është konfirmuar tashmë si një kandidat për eurodeputet të Greqisë në Parlamentin Europian.
Ish-peshëngritësi nuk ka humbur kurrë, por menjëherë ka nisur me premtimet e para teksa nëpërmjet një reagimi të ditëve të fundit në rrjetet sociale thekson se tashmë do të përfaqësojë Greqinë, ashtu siç ka bërë gjithnjë ndërsa nuk ngurroi edhe të shprehej se do të kërkonte të drejtat për “Epirin e Veriut”, si “Pirro” i të gjithë grekëve.
Megjithëse ky Pirro nuk e di se Pirro i vërtet nuk ishte grek dhe ky vetë është grek sa është dhe Ramazani nga Kalaja e Dodës që flet greqisht dhe është sot grek sepse ka 30 vjet në Greqi.