Ende mbetet mister se çfarë kërkonte deputeti demokrat, njëherësh dhe ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare Xhemal Gjunkshi në Dibër ku kryeministri Edi Rama ishte në të drejtën e tij për të takuar qytetarët. Atë pjesë që kishin vajtur aty.
Nuk ishte thirrur askush me forcë për të marrë pjesë në takimin me kryeministrin, që gjernerali të bënte ndërhyrjen e tij si dikur kur ishte kolonel apo më vonë gjeneral në krye të FA.
Madje pas përplasjes me policinë, ku sipas PD u dhunuan disa protestues dhe deputeti i PD, Xhemal Gjiknushi, ka ardhur dhe reagimi nga ky i fundit.
Në një postim në Facebook, Gjiknushi shkruan se ai është dhunuar dhe ka hedhur akuza për policinë e shtetit dhe kretet e saj dhe te Ministrise se Brendshme.
“Policia e narko/ Sajmir Xhafajt , dhunon protestuesit dhe deputetin e PD!”, shkruan Gjiknushi në Facebook.
Teksa parakalojmë si në revistë tërë ditën e sotme dhe sjelljen e opozitës që kërkon të shkelë një ndër të drejtat më themelore të një njeriu, qoftë ky dhe kryeministër i vendit për të takuar mbështetësit e tij apo dhe qytetarët që shkojnë aty si kundërshtarë dhe me qetësi i kundërvihen kreut të qeverisë, si padashje ndalemi në një kabllogram të ambasadorit të SHBA për ish shefin e shtabit të përgjithshëm të FA, sot deputet i PD Xhemal Gjunkshi.
Një kabllogram shokues që ish- ambasadori amerikan Xhon Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh ish shefin e shtabit ne ate kohe, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare.
Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte rryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.
Ambasada Amerikane në kabllogram thotë se pagesa e rryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.
Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.
Në letër, shefi aktual i shtabit akuzohej jo vetëm për rryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.
Siç zbulon dhe kabllogrami oficerët madje kanë kërcënuar se do ja dërgojnë letrën edhe gazetës prestigjoze New York Times, e cila në atë kohë ishte bërë jo pak e njohur në Shqipëri për shkak të investigimeve mbi korrupsionin në ngjarjen e Gërdecit.
Ambasada shkruan se praktikë e rryshfeteve në misionet paqeruajtëse nuk është e re për ushtrinë shqiptare dhe pasojat e saj janë se në misionet komando jashtë po dërgohen edhe njerëz të patrajnuar.
Shtete e Bashkuara kanë qenë mjaft të shqetësuara nga kjo skemë e gjerë rryshfetesh në ushtri dhe vetë ambasadori Widhers shkruan në dokumentat nisur Uashingtonit se do e ngrinte këtë shqetësim tek drejtuesit më të lartë të qeverisë.
Ish komandanti i regjimentit të komandove, kolonel Xhemal Gjunkshi u vendos nga Berisha me pas në krye të ushtrisë shqiptare.
Më poshtë ndodhet kabllogrami i plotë i Ambasadës:
- Ministria e Mbrojtjes u zhgënjye kur mësoi se misioni i saj në Irak do të përfundonte në fund të dhjetorit, pasi Shqipëria nuk u përfshi në listën e vendeve të koalicionit ku qeveria italiane do të kërkojë të qëndrojë. Një arsye mund të jetë vazhdimi i praktikave për të kërkuar ryshfet kur përzgjidhen oficerët për vendosjen e trupave jashtë vendit. Kjo praktikë korrupsioni nuk është e re dhe oficerët deklarojnë se është ulur disi qëkur qeveria amerikane e trajtoi këtë problem pak vjet më parë. Por ata pranojnë se praktika ekziston ende, dhe kjo e bën të vështirë formimin e një njësie koherente ushtarake. Praktika kohët e fundit është bërë shkak për ankesa nga oficerë të nivelit të ulët. Ambasadori Ëithers do ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, javën e ardhshme.
- Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë. Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin. Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “Neë York Times” për publikim.
- Kontingjenti i fundit në Irak është dërguar në shtator, që do të thotë se ata e përfundojnë misionin e tyre më herët se afati gjashtëmujor dhe nuk do të jenë në gjendje që të përfundojnë së paguari borxhet e tyre. Kjo mund të jetë një arsye që Ministria e Mbrojtjes po konsideron vendosjen e grupit nga Iraku në Afganistan menjëherë pas kthimit të tyre nga Iraku, në mënyrë që ushtarët të përfundojnë periudhën e tyre gjashtëmujore dhe të përfundojnë pagesën e borxheve.
- Një nga shumë pasojat negative të kësaj praktike korrupsioni është se meqë vetëm oficerët që paguajnë ryshfetin përzgjidhen për vendosjen jashtë vendit, dyshohet se ata mund të jenë persona të trajnuar pak, apo të patrajnuar.
- Kur ne i pyetëm punonjësit e Ambasadës për këtë praktikë, u informuam se ka pasur një rënie të saj qëkur ambasadorja Marcie Ries e ngriti këtë çështje dy vjet më parë. Oficerët pranuan se që prej dy vjetësh praktika ka pësuar rënie, por ekziston ende. Punonjësit deklaruan se kjo praktikë është rezultat i pagave të papërshtatshme që marrin oficerët, gjë që krijon nxitje për korrupsion, dhe se problemi nuk do të zgjidhet derisa pagat e ushtarëve të rriten në një nivel të përshtatshëm.
- Ambasadori Ëithers planifikon ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, të programuar për më 20 nëntor. Xhon Uithers.(TemA)