Siç ishte paralajmëruar në Shkup dhe disa qytete të tjera kanë nisur protestat vetëm pak orë pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni–Greqi për emrin e ri të Maqedonisë. Qytetarë të shumtë protestuan me flamuj maqedonas, pankarta, ku etiketoheshin si tradhtarë Zaevi dhe Dimitrovi, madje në disa të tilla u vërejtën e thirrje për vdekjen e tyre. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Në krye të protestës qëndron lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe deputetë të tjerë të opozitës maqedonase. Duke filluar nga sot, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do të quhet zyrtarisht ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë u arrit këtë të diel në Prespë.