Ikona e modës, Roberto Cavalli ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 83-vjeçare. Ai la pas gruan e tij 45 vite më të re, modelen suedeze e miss-in Sandra Nilsson dhe 6 fëmijë.
Çifti kanë bashkë qenë bashkë që prej vitit 2014, ndërsa vitin e kaluar u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Giorgio, emrin e babait të Cavallit.
Sipas DailyMail, Cavali thuhet se i ka blerë partneres së tij Sandra, një ishull privat në Suedi, në vendlindjen e saj.
Ishullin të cilin ia bleu për 2.5 milionë euro përmban një vilë luksoze me katër dhoma gjumi, një shtëpizë gjuetie, një pishinë, një fushë golfi dhe mbetjet e një fortese të vjetër vikinge.
Kujtojmë se para lidhjes me modelen, kreatori i modës ishte martuar dy herë, ku prej dy martesave ka pesë fëmijë.
Në martesën e tij të parë me Silvanella Giannonin ai ka një djalë dhe një vajzë, Tomasson dhe Cristina-n, ndërsa me gruan e tij të dytë Eva Maria Deman, ai kishte tre fëmijë, Roberta-n, Rachele-n dhe Daniela-n.