Me nisjen e vettingut, gjyqtarë, prokurorë… e kryesisht politikanë të korruptuar, për të cilët nuk ka filluar akoma skaneri i pastërtisë së figurës, kanë nisur fshehjen e pasurisë në bankat e ishujve ofshore jashtë vendit, ose konvertimin e tyre në flori e diamant.
Atje ku nuk mungon “floriri”, paratë konvertohen në vila, si kjo që do t’iu tregojmë në Beograd, apo dhe prona të patundshme si rrjete lokalesh në Angli.
Në fotot e siguruara, ndodhet një vilë 100-vjeçare, jo si ajo e ngritur rishtaz në gjirin e Lalëzit, por në kryeqendrën e antishqiptarizmës, Serbi!
Një vilë në lagjen “Miljakovac”, të Beogradit, një nga zonat më të vjetra dhe të pasura të këtij kryeqyteti, ndodhet një nga vilat e çiftit Meta-Kryemadhi, ndërtuar 100 vjet më parë.
Një pyetje kemi për Ilirin nga Çepani i Skraparit dhe Monës së kreshtave të Dibrës, të lindur të varfër dhe pa prona të trashëguara gjëkundi: Si u bë çifti pronar, i një vile milionëshe e më të shtrenjtat e kryeqytetit të antishqiptarizmës, pa punuar një ditë në vend të tyre… veç profesionit “politikan”?!/Ekskluzive.al