Prej më shumë se tre muajsh, një grua ishte në koma, por solli në jetë fëmijë e saj, në spitalin Carlo Pom të Mantovës, në Itali.
Foshnja e sapo lindur erdhi në jetë të enjten, vetëm 8 muajsh, por me shëndet të mirë, sipas raportimeve të tgcom.it.
Lindja nuk ishte aspak e thjeshtë, dhe u ndoq nga një ekip prej 30 vetësh, mjekë, infermierë dhe teknikë, drejtuar nga gjinekologu Giampaolo Grisolia.
Nuk është e qartë nëse gruaja, në koma të lehtë, ka qenë në dijeni ose jo, që ka lindur foshnjen e saj.
Gjithçka nisi me një atak kardiak të papritur, që më pas u shndërrua në një ictus.
33-vjeçarja, pësoi dëme neurologjike dhe që atëherë është në një gjendje kome të lehtë.
Arrin të marrë frymë vetë, pa ndihmën e aparaturave, por nuk arrin të flasë.
Gjithsesi, arriti më së miri të çojë para shtatzaninë, të nisur 5 muaj para se të sëmurej.
Vogëlushja lindi në spitalin e Mantovës, ku e ëma ishte shtruar që në fund të majit, për të nisur rehabilitimin