Një maroken është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë finlandeze, e cila e shpalli fajtor për vrasjen e dy grave.
Abderrahman Bouanane, vitin e kaluar ka vrarë dy gra në një sulm me thikë dhe ka plagosur tetë të tjera, në atë që është cilësuar si sulmi i parë islamist në shtetin nordik, raporton Reuters.
Bouanane, që atë kohë ka qenë 22 vjeçar, nisi sulmin me thikë në një shesh marketesh në qytetin Turku, në gusht të vitit të kaluar.
Policia ndaloi sulmin duke ouanane në këmbë.
“Bounane ka synuar të lidhë krimet e tij me akte terroriste të Shtetit Islamik. Krimet janë kryer në mënyrë pothuajse të njëjtë me sulmet që janë kryer në Evropë viteve të fundit”, ka thënë gjykata, teksa ka shpallur vendimin.
Grupi militant, Shteti Islamik nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Turku. /k.k/noa.al/