Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të stacionit të trenit në Dushk të Lushnjës.
Gazetari Jul Kasapi raporton për “BalkanWeb” se treni i linjës Lushnjë-Rrogozhinë ka përplasur në një makinë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, të cilët nuk kanë pësuar lëndime, pasi shpejtësia e trentit ishte e vogël.
Drejtuesi i mjetit nuk e ka llogaritur trenin kur ka dashur të kalojë mbi shina. Nga përplasja është dëmtuar makina e çiftit, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(