Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në takimin me banorët e Peshkopisë dhe mbarë Dibrës për fillimin e zbatimit të projektit të Rrugës së Arbrit.
Gjatë fjalës së tij kryeministri iu drejtua dibranëve me fjalët:prej sot, vëllezër e motra dibrane, Dibra fillon rrugën, pjesën e fundit të një rrugëtimi prej dekadash e dekadash për t’u bërë një cope kraharor që rreh jetë dhe zhvillim në Shqipëri dhe për Shqipërinë!
Mbajtjen e premtimit të dhënë, për ndërtimin e rrugës, e ka vlerësuar dhe deputetja e qarkut të Dibrës, Reme Lala e cila iu drejtua kryeministrit me fjalët: Bravo të qoftë, sepse përsa i përket Dibrës i shpëtove nderin politikës, qeverisë dhe vetes./Lexo.al