Momenti kur kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev heq kravatën e tij dhe ia dhuron homologut grek Aleksis Cipras, po bën jehonë në rrjet.
Gjesti simbolik ndodhi gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, eurokomisioneri Johannes Hahn, ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimiç dhe dy ministrat e jashtëm të Greqisë e Maqedonisë.
Duke qenë se kryeministri grek nuk mban asnjëherë kravatë në ceremoni të tilla solemne, Zaev vendosi të heqë të vetën dhe t’ia dhurojë homologut grek, ndërsa ky i fundit e falenderon. Eurokomisioneri Hahn më pas ia vendos në xhepin e palltos në formën e një shamije dekori.
Gjesti simbolik është shoqëruar nga të qeshurat e të pranishmëve të cilët nuk e kanë pritur një veprim të tillë.