Në një kohë kur kryeministri u prit me protesta nga një grup banorësh të Dibrës, ku i pranishëm ishte edhe deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi, me parulla ‘Rama ik’, vjen reagimi nga Edi Rama.
Nga kantieri i ndërtimit të Rrugës së Arbrit, Rama i’u kthehu përgjigje këtyre protestuesve, ndërsa sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Rrugës kur po vija këtu pash nja 40 vete me një deputet. Njësoj si çingijet tek filmi ‘Koncert në vitin 1936’, me parulla ‘Rama ik’. Edhe Saliu ma çoi, Olta kishte publikuar një foto.
Por ky është më qesharak se roli i Albert Vërrisë në filmin “Koncert në vitin 36”. Ata dalin nëpër cepa edhe i japin skapamentos me atë fuqinë motorike që i ka ngelur Saliut. Edhe i’u duket sikur po…t e skapamentos janë bomba”, tha Rama.