Largimi i dy deputeteve të PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina drejt Partisë Socialiste, ka sjellë edhe reagimin e kësaj force politike.
Kreu i saj Shpëtim Idrizi ka ndarë në rrjetin social Facebook qëndrimin zyrtar të partisë ku shkruan se ky nuk është ndonjë lajm i ri dhe se deputetet janë deklaruar pro PS-së që pas përfundimit të zgjedhjeve.
“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame.
Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauz jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve”, shkruhet në komunikimin zyrtar. (TemA)