Ky është momenti i arrestimit të 35-vjeçares, Violeta Donajt, e cila ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj mëngjesin e kësaj të diele.
Çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel dilte tek tregu i Milotit. Kjo video tregon se 35-vjeçarja është në gjendje të rëndë psikologjike dhe mes kujës thotë: ç ‘bëra unë….
Po ashtu një efektiv policie që e shoqëron, dëgjohet teksa thotë: Tani iku, mendoni për fëmijët.
Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat me pas gruaja ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë me katër plumba. Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.