osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Aksident i rëndë në Këlcyrë! Makina me 200 km/orë për t’i ikur policisë fluturon 300 m dhe përfundon në Vjosë: Humbin jetën 8 persona, mes tyre 7 emigrantë

Aksident i rëndë në Këlcyrë!  Makina me 200 km/orë për t’i ikur policisë  fluturon 300 m dhe përfundon në Vjosë: Humbin jetën 8 persona, mes tyre 7 emigrantë

Tetë të vdekur! Ky ishte bilanci tragjik nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në aksin Këlcyrë-Përmet. Gazetarja Brikena Metaj në një raportim live për News24 nga vendi i ngjarjes, tregoi të gjithë dinamikën se si ndodhi aksidenti.

Duke iu referuar burimeve policore, Metaj tha se patrulla e policisë pikasi mjetin e dyshimtë afër Këlcyrës rreth orën 02:00, por drejtuesi i ‘Benz’-it refuzoi që të ndalonte për kontroll. Pas ndjekjes nga policia, duket se automjeti ka humbur gjurmët, ndërsa pas shumë kontrolleve u verifikua se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Sakaq, raportohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tejet të lartë, me mbi 200 km/orë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbiste kontrollin dhe të ‘fluturonte’ rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit. Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një person nga Shkodra, por ende i paidentifikuar, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.