Një bandë misterioze po u vjedh paratë e korrupsionit hajdutëve të LSI, kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët, dyshime të forta mbi thithëlopën e madhe e korrupsionit
Ngjan si skenar filmi, por gjithçka ndodh në Lëvizjen Socialiste për Integrim, bandën më të madhe dhe famëkeqe të hajdutëve në Shqipëri dhe Ballkan. Prej disa javësh, banda e hajdutëve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, që përbëhet nga lukunia e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve, po përjeton një gjendje alarmi, për shkak të një ngjarje të pazakontë.
Një grup misterioz hajdutësh të sofistikuar po u vjedhin paratë e krimit dhe korrupsionit ish-ministrave dhe drejtorëve të LSI. Grupi rezulton se është i mirinformuar për sasinë e parave të çdo ish-ministri dhe drejtori të LSI dhe vendin ku i kanë fshehur. Deri më sot nuk ka asnjë denoncim në prokurori, pasi paratë janë të pista, dhe në këtë mënyrë vetë denoncuesi rrezikon burgun.
Dyshimet janë se grupi misterioz drejtohet nga e njëjta dorë brenda LSI. Ka zëra dhe pëshpërima se pas këtij grupi hajdutësh qëndron vetë thithëlopa e madhe e korrupsionit dhe kokainës. Gjithashtu, dyshohet se ish-ministrat dhe drejtorët, në dijeni për vjedhjet e njëri-tjetrit kur kanë qenë në pushtet, tani po vjedhin njëri-tjetrin. Por, gjithçka ende mbetet mjegull dhe mister.
Gjatë tetë viteve në pushtet, përveç gjobës mujore që dorëzonin tek thithëlopa e madhe e korrupsionit, ish-ministrat dhe lukunia e drejtorëve të LSI kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët me paratë që i kanë vjedhur, me anë të tenderave, favorizimeve, koncesioneve, shitjes së pasurive publike dhe aferave të tjera të ndryshme. Meqenëse paratë janë të zeza dhe nuk mund të hyjnë në sistemin bankar, ata i kanë mbajnë paratë e korrupsionit kryesisht nëpër shtëpi.
Fshehja e parave në shtëpi dhe në vende të tjera, për t’i shpëtuar drejtësisë, mbart gjithmonë rrezikun e vjedhjes. Kjo vjedhje masive brenda llojit në LSI vjen një vit pasi kjo bandë famëkeqe qëndron në opozitë. Siç duket, disa prej krerëve të kësaj bande kanë nisur t’i mbarohet paratë dhe në këtë mënyrë ka nisur grabitja mes shokësh. Nuk është kurrë rastësi që mbi 90 % të drejtorëve të proceduar, arrestuar dhe dënuar për korrupsion i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, që prej tetë vitesh.
Pas disa muaj bandës së LSI do t’i vijë një rrezik edhe më i madh. Tmerri i kësaj bande do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo e fundit ka kompetenca të pakufizuara për të gjurmuar paratë e vjedhura. Gjatë miratimit të ligjit për SPAK-un LSI bëri një luftë të ashpër, për t’i kufizuar kompetencat Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, pikërisht nga halli i parave të vjedhura. LSI arriti të bëjë disa kufizime në ligj, por sërish, falë gjermanëve dhe amerikanëve, Byroja e Hetimit ka fuqi të mjaftueshme për t’ua gjurmuar dhe konfiskuar paratë e korrupsionit./Pamfleti