osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Dita e Gënjeshtrave”: Si lindi kjo ‘traditë’ nga 1 ngatërresë

“Dita e Gënjeshtrave”: Si lindi kjo ‘traditë’ nga 1 ngatërresë

Në Shqipëri e njohim si “Dita e Gënjeshtrave”, por nëpër botë njihet si “Dita e Budallenjve” (Fools’ Day).

Ndonëse origjina dhe data e saktë ende mbeten të panjohura për njerëzit, mendohet se kjo datë festohej në Britaninë e Madhe të paktën që në shekullin XIX. Asokohe, rrengjet dhe gënjeshtrat bëheshin më tepër nga fëmijët, por shumë gjëra kanë ndryshuar ditët e sotme.

Përsa i përket origjinës, ka teori të ndryshme. Mendohet se tradita e kësaj dite ka nisur në Francë, kur në vitin 1564, u ndryshua kalendari nga ai Julian në atë Gregorian, duke bërë kështu që 1 janari “i vjetër” të bëhej 1 prill. Megjithatë, siç thuhet, kishte ende njerëz të cilët Vitin e Ri e festonin me kalendarin e vjetër pra, më 1 prill, duke menduar se ishte akoma 1 janar. Këta u quajtën “budallenj” dhe 1 prilli u bë dita e tyre.

Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si përshembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”

Ndërsa tani, rrëngjet janë kufizuar thjesht në gënjeshtra “të bardha” (ose jo edhe aq) që ne i bëjmë njëri-tjetrit, në çdo 1 prill.

Si festohet nëpër botë?

Në Francë, Belgjikë, Itali dhe zonat frëngjishtfolëse të Zvicrës, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri tjetrit në shpinë një letër në formë peshku.

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas.

Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

Në Irlandë, tradita dikton dërgimin e dikujt në një “punë budallai”. Viktima dërgohet për të dorëzuar një letër, ku supozohet se kërkohet ndihmë. Kur personi merr letrën, e hap atë, e lexon dhe i thotë lajmëtarit se do t’i duhet t’ia çojnë letrën një personi tjetër. Kjo vazhdon derisa dikujt i vjen keq dhe i tregon se çfarë thotë letra: “Dërgoje budallain te dikush tjetër”.

Gjermanët bëjnë një shaka të quajtur “Aprilscherz”, e cila ka të bëjë me rrëfimin e një historie, e cila është krijuar plotësisht për të mashtruar të tjerët.

Në Greqi, mashtrimi i dikujt në këtë ditë thuhet se i sjell fat shakaxhiut për të gjithë vitin.

Kurse në vendin tonë, Dita e Gënjeshtrave zgjat 24 orë dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”.