osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arben Sefgjini, gati të rrëfej “mëkatin” e vrasje-zhdukjes së Remzi Hoxhës, bërë nga klika e SHIK me “fletë-porosi” të Sali Berishës

Arben Sefgjini, gati të rrëfej “mëkatin” e vrasje-zhdukjes së Remzi Hoxhës, bërë nga klika e SHIK me “fletë-porosi” të Sali Berishës

Burime nga një bazë sekrete në Itali, ku prej afro 22 vitesh jeton familja e një ish-zyrtari të lartë SHIK të viteve 1992-1997, thonë se pas Izet Haxhiajt, do të “rrëfehet” vullnetarisht para drejtësisë edhe një tjetër ish-“kamikaz” i Saliut, për një krim barbar të kryer 23 vite më parë, në zyrat e SHIK që në ato kohë ishin kthyer si në “dhoma troture” si të “GESTAPO”-s.

Thuhet, se në tavolinën e drejtësisë shqiptare, shumë shpejt do të ulet Arben Sefgjini, ish-eksponenti i më i besuar e “gojë-kyçur” në SHIK, i akuzuar, arrestuar, gjykuar, burgosur e liruar nga drejtësia për zhdukjen e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, por i “graduar” 3 herë drejtor nga Sali Berisha në vitet 2005-2013, si shpërblim i imponuar prej Sefgjinit, për të heshtur në lidhje me këtë krim e krime të tjera!

Biznesmeni Kosovar, u rrëmbye nga “grupi special” i SHIK në datën 21 tetor 1997 me urdhër të Sali Berishës ish-President Republike, si “agjent” që kishte filmuar një takim sekret të Berishës Ohër, bërë me Gligorovin dhe Milosheviçin, në kulmin e kontrabandës së karburanteve e armëve, që Berisha i çonte regjimit serb nëpërmjet firmës mafioze “Shqiponja” të PD, me drejtues Bashkim gazideden, Tritan Shehun e Genc Pollon.

Sot pas 23 vitesh, ish-drejtuesi i SHIK Arben Sefgjini ka vendosur të rrëfejë me detaje e madje edhe me “letra” rrëmbimin, torturimin me vdekje në bazën e SHIK-t në Vainë-Lezhë dhe zhdukjen e trupit të Remzi Hoxhës, gjë të cilën prej kaq vitesh e ka mohuar për “hatër të Berishës”, duke pranaur burgosjen dhe rrezikun ndaj familjes, të cilën Berisha ia fshehu në Itali, me identitete të rreme!

Deri sot, person i dënuar për “çështjen Hoxha’, janë Ilir Kumbaro i cili pas dënimit me 13 vite burg në Londër, i ka këkruar Kryprokurorit të Anglisë Ken Mec Donald, që t’i mundësonte një “seancë pendese-rrëfimi”, me kryeprokuroren shqiptare Ina Rama dhe kjo seancë është bërë në Londër, ku Ilir Kumbaro ka rrëfyer gjithçka, si “shefi” që ka drejtuar operacionin e zhdukjes së Remzi Hoxhës, por me kusht që të mos ekstradohej në Shqipëri dhe këto “pazare” i kishte rregulluar Sali Berisha.

Të njëjtën gjë, pritet të bëjë këto ditë edhe Arben Sevgjini, të cilit këtë akt “pendese e rrëfimi”, ia kërkuar familja dhe të afërmit e tij “për të mirën e fëmijëve”, duke mos mbetur peng i krimit që bëri për interesat e pushtetit dhe pasurimit të familjes Berisha.

Sipas informacionit, thuhet se Arben Sefgjini ka nisur kontaktet me drejtësinë shqiptare, për të dhënë dëshminë e tij të plotë, lidhur me krimin rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së trupit të Remiz Hoxhës, me porositës Sali Berishën!

Ja deklarata e Izet Haxhiajt për zhdukjen e Remzi Hoxhës, datë 30 prill 2015:

Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën “VİLJANA” në Ohër dhe ky takim është e vërtetë zyrtare dhe ka qenë rasti i parë që nuk janë pranaur shoqëruesit në takim as unë e as të tjerët dhe ky është shkaku i zhdukjes së tij.

Remzi Hoxha ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut, bërë nga njerëz të SHIK-ut dhe për zdukjen e tij ka 2 variante, që përfliten nga njerëz të SHIK edhe sot. Varanti i parë, trupi i është hedhur në det.

Varianti i dytë, trupi i është djegur prapa malit të Dajtit dhe mbetjet e eshtrave i janë groposur!

Ja deklarimet e Braçes, Tahirit, Berishës në seancën parlamentare, datë 5 nëntor 2015

ERJON BRAÇE: – Jemi në ditët kur familjarët kërkojnë kockat e tij, për të pasur një varr dhe për ta qarë atje. Keni detyrimin si gjysh, si prind, si vëlla, t’i thoni asaj familjeje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës”

SAIMIR TAHIRI: – MPB do të bëjë ç’është e mundur që t’iu kërkojë autoriteteve angleze gjithçka ka në dorë për të kapur dhe për të sjellë para drejtësisë Ilir Kumbaron”

SALI BERISHA:- Nuk kam asnjë dijeni për këtë rast. U tha se Remzi Hoxha, ka marrë pjesë në autobombën e vendosur ndaj Gligorovit. U tha se ka marrë pjesë, në atentatin e ndaj Sali Berishës. U tha më vonë, se ka folur sikur Arkani është takuar në Shkodër me Bashkim Gazideden, por këto ishin sajesa dhe trillime, që donin të përdornin një njeri pasi e zhdukën vetë për qëllime politike”./Pamfleti