osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Sharlatanin e Foltores Bardhi e tallin nëpër studio për shpifjet ndaj Olsi Ramës! Luarasi vë në dyshim arsimin e tij: Tre faktet tuaja janë qesharake! Ke ngelur në klasë si jurist

Sharlatanin e Foltores Bardhi e tallin nëpër studio për shpifjet ndaj Olsi Ramës! Luarasi vë në dyshim arsimin e tij: Tre faktet tuaja janë qesharake! Ke ngelur në klasë  si jurist

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat.

3 elementë që Bardhi i cilëson fakte për ta akuzuar Olsi Ramën si të përfshirë në çështjen e Xibrakës, pedagogia Iris Luarasi i konsideroi “qesharake”.

Iris Luarasi: 3 elementë që përkojnë me zotin Olsi Rama. E para 45 vjeç në atë vit në Shqipëri mund të kenë qenë dhe 100 mijë tjerë. Burra me flokë të shkurtër, 99% e burrave që jetojnë në Shqipëri. Dhe fakti që është përdorues i asaj makine, ndërkohë që ajo makinë është në pronësi të një zonje dhe e kanë përdorur njerëz të tjerë.

Nga deklaratat e zotit Olsi Rama, ai nuk mohon asnjë prej lidhjeve me pronarët e makinës, nuk thotë që nuk i njoh këta njerëz. Me njërin prej tyre thotë kam njohje në distancë. Kështu që të tre këto elementë, unë nuk e di nëse i quajmë dot prova. I bëj një pyetje zotit Bardhi, nëse do ishit gjykatësi, pra nëse ju sot do t’ju vinte një prokuror dhe do u sillte këto tre të dhëna dhe do u thoshte që këto 3 fakte janë të pakundërshtueshme. Juve si gjykatës ça vendimi do jepnit sot?

Gazment Bardhi: Unë nuk jam gjykatës…

Iris Luarasi: Ju keni mbaruar për juridik, supozojmë se jeni gjykatësi i çështjes. Çfarë do u thonit ju në rolin e gjykatësit, jo të prokurorit?

Gazment Bardhi: Ajo që unë kam bërë sot është…Duhet të hetojë prokuroria njëherë që të shkojmë të Gjykata. As rolin e prokurorit se kam bërë unë se po ta kisha bërë, do kisha marrë tabulatet e zotit Olsi Rama.

Iris Luarasi: Dua përgjigjie për këtë pyetje. Dakord ke bërë aq sa ke bërë si politikan, përgjigjiu të lutem pyetjes time. Me gjithë arsimimin tënd juridik…

Gazment Bardhi: Më lejo ta përfundoj. Së pari rastësia e një 45 vjeçari që përdor këtë automjet, që e përdorin gjithë anëtarët e tjerë të grupit kriminal, mua nuk më duket se ka të bëjë me 5 mln shqiptarë.

Iris Luarasi: 5 mln shqiptarë nuk ka në Shqipëri!

Gazment Bardhi: Këtë makinën e kanë përdorur 4 persona.

Iris Luarasi: Sa % e shqiptarëve në 2014-ën kanë qenë burrë dhe me flokë të shkurtra?

Gazment Bardhi: Olsi ka ngelur i paidentifikuar.

Iris Luarasi: Kalojmë te përgjigjia të lutem!

Gazment Bardhi: Unë po jap një indicie që ky mund të jetë Olsi Rama, unë jam për të nxitur organet e drejtësisë që këtë dosje që e kanë pluhurosur për ta mbrojtur personin e gjykuar. Po të isha gjykatës i kisha lënë ca detyra Prokurorisë, po s’dua ta marr këtë rol.

Iris Luarasi: E para njëherë nuk mora përgjigjie, megjithatë një njeri me formim fare elementar në pjesën juridike e di shumë mirë që me këto 3 fakte nëse quhen fakte, ti nuk mund t’i japësh asnjëherë fajësi një njeriu. Kur je përdorues i një mjeti, nëse jemi ne të dy në një mjet dhe larg qoftë ty të shkon mendja të merresh me drogë, kjo më bën mua fajtore?!

Gazment Bardhi: Nuk të shkon të bësh avokaten e një trafikanti droge. Je pedagoge dhe u jep leksione studentëve.

Iris Luarasi: Do më tregosh se çfarë do t;u them studentëve? Për leksione mund të të jap sa të duash dhe mendoj se një njeri që ka mbaruar juridik nuk mund të japë këto 3 fakte qesharake për të akuzuar dhe quajtur fajtor një njeri. Po të isha pedagoge e të drejtës të kisha ngelur në klasë me këto 3 fakte. Sinqerisht si zyshë, meqë më kërkove përgjigjie.