Në Islandë do të donin t’i jepnin që këtë fundjavë Topin e Artë për atë pritje të shenjtë në penalltinë e Lionel Mesit. Por nëse do ta pyesni vetë, do t’ju thotë pa dyshim se preferon të ketë në duar cmimin Oskar.
Numri 1 i Islandës, para se të kthehej në makthin e Argjentinës, ka si profesion të tijin regjisorin dhe skenaristin e dokumentarëve dhe zbuluesin e talenteve. I ftohtë dhe i përqendrtuar mes shtyllave, por krijues dhe me fantazi jashtë fushës së futbolit. Prej një jete të tërë, portieri i Islandës ecën me kamera në dorë dhe fikson çaste të ndryshme që i dokumenton në kanalin zyrtar në YouTube.
Hanes Halldorson ka vuajtur në adoleshencë një frakturë serioze në shpatull që rrezikoi ti shkatërronte karrierën por falë stërvitjes këmbëngulëse ia doli të ngjiste hierarkitë, edhe pse si profesion kishte dicka tjetër.
Para Europianit 2016, Halldorson kishte marrë pjesë në vetëm një kompeticion kontinental, në xhirimin e këngës së Islandës për Eurovizionin 2012. Këtë herë ai arriti të vidhte skenën në botërorin e Rusisë, priti penalltinë e Lionel Mesit dhe tani është i denjë vërtet për cmimin Oskar.