Analisti i njohur Reldar Dedaj, i ftuar në emisionin “Drejt” të gazetarit Luan Rama, ka bërë një deduksion sa i përket situatës politike në vend, e teksa ndalet te grupi i Rithemelimit, shprehet se brenda grupit të Berishës ekziston “Klani i Garuzhdes”, ku kryetar është Gaz Bardhi dhe nga pas vijnë njerëzit e tij. Sipas gazetarit, ky grup nuk ka kurrfarë lidhje me të djathtën apo opozitën, e nuk janë aty për të sjell rrotacionin politik, por përmes pazareve, janë rrjeshtuar në llogore për të lëpirë ndonjë copë kockë.
Ja çfarë shkruan analisti në profilin e tij në rrjetin social Facebook dhe në video deklarat në emisionin televiziv:
Dy pamjet e PD-së, Berishistët dhe anti-Berishistët, nuk i duhen më qytetarit shqiptar, sepse ky i fundit kërkon rrotacion politik dhe jo luftë të një kaste politike për një karrige deputeti. Kjo kastë është komplet e diskretituar para qytetarëve, pasi dolën cullak lojërat dhe ambiciet e saj, ku çdo nismë, ide apo program në fakt është propozuar duke marrë për bazë interesat e saj dhe jo ato të qytetarit shqiptar. Bashkë me interesat e saja të ngushta kjo klasë politike vazhdon e rrudhët çdo ditë në elektorat, pasi e ka tradhtuar qytetarin dhe ky i fundit i zënë ngusht, reagon duke mos marrë pjesë në asnjë proces demokratizimi në vend, por edhe duke e braktisur atë, duke u larguar me idenë: mos t’i pafsha ma sytë Atdhe!