osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali me financimin e televizioneve private, nuk e aplikon asnjë shtet në BE, në pr/ligj s’jepet asnjë shembull

Skandali me financimin e televizioneve private, nuk e aplikon asnjë shtet në BE, në pr/ligj s’jepet asnjë shembull

Shqipëria rrezikon të bëhet i vetmi vend në Europë ku televizionet private do financohen nga paratë publike. Më 8 qershor, Autoriteti i Medias Audiovizive në vend i dërgoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë draftin me disa ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”. Propozimet janë hartuar nga ana e Shoqatës së Mediave Elektronike, si dhe dokumenti mban firmën e 6 pronarëve të mediave audiovizive në Shqipëri. Në pr/ligjin që shumë shpejt do t’i kalojë për shqyrtim Komisionit për Edukimin dhe Mjeteve të Informimit Publik, është propozuar nga ana e televizioneve private që 30% e tarifës që qytetarët paguajnë çdo vit për RTSH-në të shkojë në “xhepat” e këtyre të fundit. Drafti i propozuar nga pronarët e mediave kërkon gjithashtu përjashtimin e transmetuesit publik nga tregu i reklamave me pagesë. Por në kuadër të kësaj nisme, gazeta ka bërë një sërë kërkimesh dhe ka rezultuar se projektligji i propozuar nga ana e pronarëve të televizioneve private në Shqipëri nuk ngjason me asnjë model europian të mbështetjes së medias me fondet publike. Madje, edhe në vetë projektligjin që mediat private dhe AMA i depozituan Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nuk përmendet dhe nuk merret asnjë vend si shembull që e aplikon një model të tillë. Sipas hulumtimeve të kryera nga ana e gazetës, shtete si Franca apo Gjermania përdorin politika lehtësuese fiskale vetëm për median e shkruar. Ndërkohë që i vetmi vend që mbështet mediat audiovizive private është Italia. Por dhe ky shtet nuk përdor financime për televizionet kombëtare por vetëm për ato lokale si dhe për televizionet që transmetojnë në gjuhën e minoriteteve. Pra duket qartë se nëse një projektligji tillë do të miratohet në Parlament, Shqipëria do të bëhet i pari vend në Europë që përmes parave publike financon televizionet private.

Rreziku ndaj RTSH

Nëse ky ligj kalon në Parlament, institucioni i parë që rrezikohet është Radio Televizioni Publik Shqiptar. Ky i fundit kohët e fundit është fuqizuar së tepërmi, ku përveç se ka hapur me dhjetëra transmetime, ka marrë dhe ekskluzivitetin e një sërë kompeticioneve ndërkombëtare, sidomos në botën e sportit. Por strategjia e privatëve është që të asgjësojnë këtë rivalitet, duke i përgjysmuar fondet Televizionit Publik Shqiptar. Një vit më parë RTSH përfitoi nga pagesat e qytetarëve 11.8 miliardë lekë, ose më saktë 9.2 milionë euro. Nëse llogarisim që 30 për qind do shkojnë për televizionet private, kjo shifër është plot 2.3 milionë euro. Përveç kësaj, hartuesit e ligjit kanë gati dhe planin se si do të ndahen paratë mes tyre. Në ligj parashikohet që 65 për qind e fondit të destinuar për mediat private do të ndahet mes televizioneve me program gjeneralist dhe 35 për qind e tij për televizionet informative analoge. Por kjo iniciativë e ndërmarrë nga ana e televizioneve private, nuk është mirëpritur nga ana e RTSH, e cila e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Por krahas RTSH, është rreshtuar edhe OSBE, e cila përmes përfaqësuesit për Lirinë e Medias, Harlem Desir shprehu shqetësime në lidhje me projektligjin e iniciuar nga ana e mediave private. Ndërkohë kundër këtij projektligji është rreshtuar dhe opozita, e cila e ka cilësuar projektligjin si një iniciativë të qeverisë që do të sjellë rritjen e taksës televizive si dhe dëmtimin e pavarësisë së mediave./Endri ARIZI