osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Konflikti politik shtyn mbylljen e reformës në drejtësi, PD-LSI bllokojnë miratimin e 12 ligjeve dhe ngritjen e KLGJ e KLP

Konflikti politik shtyn mbylljen e reformës në drejtësi, PD-LSI bllokojnë miratimin e 12 ligjeve dhe ngritjen e KLGJ e KLP

Konflikti politik duket se po shtyn mbylljen e reformës në drejtësi. Edhe pse mazhoranca qeverisëse kishte në plan që të mbyllte reformën në drejtësi, e më konkretisht miratimin e 12 ligjeve brenda këtij sesioni parlamentar, nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi opozita nuk po jep dakordësinë e saj. Bëhet fjalë për 12 ligjet e mbetura nga 27 që ka në total reforma në drejtësi dhe që me miratimin e tyre kompletohej kjo reformë, pavarësisht se ata janë të dorës së dytë. Po kush janë disa nga shkaqet që po sjellin këtë ngërç? Gazeta u interesuar pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të marrë më shumë informacion dhe rezulton se janë disa faktorë që po bllokojnë miratimin e 12 ligjeve. Faktori i parë ka të bëjë me sjelljen e opozitës, e cila gjatë javëve të fundit është treguar tejet agresive në komisionet parlamentare, ku ka shkaktuar kaos dhe bërë të pamundur zhvillimin normal të mbledhjeve, duke mos u diskutuar asnjë nga ligjet në fjalë, edhe pse kanë qenë në rend dite për diskutime. Po ashtu, një tjetër arsye që po bllokon miratimin e ligjeve të mbetura të reformës në drejtësi është edhe mungesa e konsensusit nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pra duke qenë se PD dhe LSI nuk japin dakordësinë për 12 ligjet, miratimi i tyre në Kuvend bëhet i pamundur, pasi kërkon plot 84 vota.

Ligjet që bllokohen

Në listën e ligjeve që do të shtyhen, bëjnë pjesë disa nisma shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për ligjin e noterisë, për juristët, për avokatinë, etj. Sipas këtyre ligjeve, noterët, avokatët dhe juristët të gjithë do të duhet të futen në testim. Një tjetër ligj është ai për ndërmjetësimin, i cili synon të ulë fluksin në gjykata. Në listë është dhe ligji për policinë gjyqësore, i cili forcon kompetencat e saj. Një tjetër ligj është ai për Presidentin. Në të parashikohet rrudhja e kompetencave të kreut të shtetit. Por të gjitha këto ligje nuk po gjejnë rrugën e miratimit.

Bllokohet ngritja e KLGJ e KLP

Mungesa e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës rrezikon edhe ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pak kohë më parë ka qenë Partia Demokratike, ajo e cila ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për organet e drejtësisë. Asokohe Kushtetuesja e pranoj kërkesën e demokratëve, duke rrëzuar disa nga nene të paketës së reformës në drejtësi. Mirëpo, tani këto nene duhet të ndryshojnë, në mënyrë që të bëhet e mundur ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së. Por edhe nëse bëhen realitet ndryshimet e kërkuara për këto nene, prapë nevojitet konsensus mes opozitës dhe mazhorancës, pasi votimi për to kërkon 84 vota në Kuvend. Kështu, që duke parë klimën jo të mirë të situatës politike, miratimi i këtyre ligjeve me shumë gjasa do të shtyhet për në shtator, kohë kjo kur pritet të nisë sesioni i dytë parlamentar i kësaj legjislature. Ndërkohë që i vetmi ligj që rezulton që është miratuar deri më tani, është ai për tarifat gjyqësore. Megjithatë, mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht me këto ligje./Rigels SELIMAN