Mbrëmjen e së enjtes policia njoftoi se kishte arrestuar Eno Sulejmanin, pasi nga kontrolli o gjeti 1 kg kokainë. Por nisur vetëm nga emri dhe pa bërë asnjë kërkim shtesë, televizioni i familjes Berisha,
Syri.tv, në vend që të ndihmonte në zbardhjen e kësaj historie, zgjodhi që të jetë farkëtare e humorit dhe e fake news-it duke publikuar një lajm me foton e një personi qe s’kishte lidhje me te arrestuarin. Kjo vetëm sepse ne foto ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Por në fakt personi që është krah Veliajt është dikush tjetër dhe vetëm emrin e ka të ngjashëm me personin e arrestuar nga policia.
Djali që shfaqet në krah të Veliajt në një takim politik, është Enea Suljemani dhe jo Eno Sulejmani, me profesion inxhinier ndërtimi nga qyteti i Pukës, me banim në Tiranë. Vetë Enea ka reaguar në rrjete sociale duke i kërkuar Syri.TV që të përgënjeshtrojë lajmin.