Vendimet e rrepta të Donald Trump për emigrantët duket se po rezultojnë ‘të suksesshme’, pasi vetëm në 6 javët e fundit rreth 2 mijë të mitur janë ndarë nga prindërit e tyre në pikat kufitare.
Sipas disa raporteve të publikuar: hyrje ilegale, thyerje të rregullave të qëndrimit, dyshimet për krime të mundshme kanë qenë disa prej justifikimeve që janë përdorur nga autoritetet për të kthyer në atdhe plot 1940 persona.
Ligji i SHBA-ve nuk përfshin në ndalim të miturit, kështu që vendimi është ekzekutuar vetëm te të rriturit. Vendimi ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti, pas miratimit që iu bë në Kongres.