Me ndeshjet e luajtura sot u mbyllën duelet e para në katër grupe, pikërisht në grupet A, B, C dhe D, ndërkohë që janë ende pa nisur ndeshjet në grupin E, F, G dhe H.
Në këto xhiro të para në grupe vihet re se fitoren më të thellë e ka realizuar Rusia përballë Arabisë Saudite në grupin A, 5-0, ndërsa ndeshja më e bukur ishte ajo e luajtur në grupin B midis Spanjës dhe Portugalisë e mbyllur në barazim 3-3.
Surprizë mund të quhet barazimi i Islandës ndaj Argjentinës në grupin D, ndërsa me fat mund të llogaritet fitorja e Francës ndaj Australisë, apo dhe e Uruguajit ndaj Egjipit, si dhe e Iranit përballë Marokut.
Të dielën do të ketë surpriza të reja, poasi zbret në fushë Gjermania në grupin F, ku ndeshet në orën 17:000 me Meksikën, ndërsa në grupin E, kryendeshja do të jetë ajo mes Brazilit dhe Zvicrës, një ndeshje që do të masë dhe forcën e vërtetë të brazilianëve në këtë Botëror. /Pamfleti Sport
Grupi A
Rusi-Arabia Saudite 5-0
Uruguaj-Egjipt 1-0
Renditja
Rusia 3
Uruguaji 3
Egjipt 0
Arabia Saudite 0
Grupi B
Marok-Iran 0-1
Spanjë-Portugali 3-3
Renditja
Irani 3
Spanja 1
Portugalia 1
Maroku 0
Grupi C
Francë-Australi 2-1
Danimarkë-Peru 1-0
Renditja
Franca 3
Danimarka 3
Australia 0
Peru 0
Grupi D
Argjentinë-Islandë 1-1
Kroaci-Nigeri 2-0
Renditja
Kroacia 3
Argjentina 1
Islanda 1
Nigeria 0