Kombëtarja shqiptare U21 është ndalur sot në një barazim pa gola përballë Finlandës në “Air Albania”, duke bërë më të vështirë kualifikimin e mundshëm në Europianin e kësaj grupmoshe.
Sfida e luajtur në “Air Albania” u mbyll me barazimin 0-0, me “kuqezinjtë” që diktuan ritmin, por që në fund nuk ia dolën të merrnin pikët e plota
Pas këtij takimi Shqipëria U21 renditet në vendin e tretë të Grupit E me 10 pikë, teksa Finlanda U21 në vend të katërt me shtatë pikë.