Komisioni Evropian në planin e vet të reformave në prag të zgjerimit hap edhe një temë rreth së cilës ka shumë ndasi mes vendeve anëtare. Propozon që në procesin e miratimit të vendimeve në Këshill të kalohet nga vendimet me konsensus në miratimin e vendimeve me shumicë të kualifikuar.
Kjo, sipas Komisionit Evropian, në disa raste do të ishte e mundshme edhe pa pasur nevojë që të ndryshohen traktatet themelore të BE-së. Sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian, në njërën anë kjo do ta shpejtonte procesin e zgjerimit, por do të sigurohej edhe mbrojtja e interesave vitale të vendeve anëtare.
Kundër heqjes së të drejtës së vetos në politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit, janë sidomos vendet më të vogla anëtare, të cilat kanë frikë se mund të mbivotohen dhe në këtë mënyrë, nuk do të mund të mbrojnë disa interesa specifike kombëtare.
Por, në anën tjetër shembuj të bllokimit të procesit të integrimit të kandidatëve nga vetëm një shtet anëtarë i BE-së kanë bërë që të rriten kërkesat që së paku në disa raste do të hiqet e drejta e vetos. Pra bllokimi duhet të miratohet me shumicë të cilësuar
Pas miratimit në Komisionin Evropian për reformat e brendshme të BE-së para zgjerimit do të diskutohet edhe në Këshill nga vendet anëtare por vendimi është i votuar pra nuk mund të ndryshohet.