Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat pas përfundimit të takimit të mbajtur me drejtues politike të qarqeve.
Rama u pyet lidhur me Portin e Durrësit, për të cilën tha se është një investim shumë i rëndësishëm, ndërsa ritheksoi se nuk është bërë asnjë falje, siç edhe është komentuar.
“Sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit në portin e Durrësit që përmes shtetit që është aksioner nuk është bërë asnjë falje sepse porti ka qenë është dhe mbetet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama shtoi se në Portin e Durrësit do të bëhet një investim i rëndësishëm dhe shqiptarët do të kenë shumë të ardhura.
“Padija nuk është argument”, investimi ynë në Portin e Ri që do të jetë një aset do të thotë që kemi zgjedhur mes alternativeve që është legjitim dhe e ndjekin shumë vende”, tha Rama.
Kryeministri ndër të tjera nënvizoi se puna për hapjen e partisë do të vazhdojë dhe se qëllimi i Partisë Socialiste është që anëtarësimi të arrijë deri në 50 mijë anëtarë, në muajin qershor.
“Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me çfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm. Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit. Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj është gatishmëria për të qenë anëtar të BE”, theksoi Rama.