Në samitin e G7-së që është mbajtur një javë më parë në Quebec të Kanadasë, është shkrepur një foto interesante e realizuar me sa duket gjatë një diskutimi mes liderëve botërorë, ku fotoja është e realizuar në të njëjtën kohë nga të katër anët.
Në foton e publikuar në profilin e kancelares Angela Merkel në Instagram, ajo dominon e rrethuar nga bashkëbiseduesit, duke tentuar të zgjedhin qëndrimet e ndryshme dhe duke i mbajtur duart mbi tavolinë para presidentit amerikan Donald Trump, i cili është personi i vetëm që qëndron ulur dhe nuk e shikon ndërkohë që Merkel është duke folur.
Kjo foto ka shkaktuar një lumë komentesh, kurse disa përdorues të rrjeteve sociale, Merkel u është dukur si një “mësuese” që “qorton nxënësin që nuk e dëgjon” , Trumpin.
Por presidenti Donald Trump ka thënë se ajo foto është marrë shumë ndryshe nga e vërteta, duke u shprehur: Kam një marrëdhënie shumë të mirë me kancelaren Merkel, por mediet i ekzagjerojnë gjërat ndonjëherë.
Gjithashtu mësohet se gjatë bisedimeve ai i është drejtuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron duke i thënë: Të gjithë terroristët janë në Paris.