Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy në Belgjikë.
Kjo përfshin trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, ka mësuar sot agjencia Belga.
Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armatën belge me mafian e huaj, njofton gazeta zvicerane në shqip ‘Le canton27.ch’.