Dy të rinj me origjinë shqiptare kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të rëndë të ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 marsit, raportojnë mediet italiane.
Makina tip BMW të zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse dy të tjerët kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë.
I plagosuri u transportua në gjendje të rëndë në spital. Trupat e dy shqiptarëve të tjerë u dërguan në morg ku u identifikuan falë gjurmëve të gishtërinjve.
Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën pajisje për vjedhje.