Gazetari Çim Peka ka njoftuar një intervistë ekskluzive me Richard Grenell të hënën në mbrëmje.
Intervista është e para që Richard Grenell do japë pas shkrimeve në Bloomberg e New York Times për investimin prej 1 miliard dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në ishullin e Sazanit e Zvërnec.
Gazetari Peka dhe gjithë enturazhi i opozitës kanë shfaqur vazhdimisht një marrëdhënie të ngrohtë me Richard Grenell.Ky i fundit është shprehur në mbështetje të kreut të Rithemelimit Berisha pa shpalljes së tij non grata nga DASH-i.
Televizioni i opozitës dhe kupola e PD-së janë shfaqur të kompleksuara lidhur me emrin e Richard Grenell.
E para sepse një personazh i njohur ndërkombëtar dhe me peshë si Richard Grenell që e konsideronin aset, dyshohet si ndërmjetës (sekser) i Ramës në një operacion të dyshuar lobimi të kreut të qeverisë për të blerë influencë në SHBA.