osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kamionistja shqiptare në Itali që është kthyer në “hit”: Italianët janë ndryshe nga shqiptarët

Kamionistja shqiptare në Itali që është kthyer në “hit”: Italianët janë ndryshe nga shqiptarët

Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste në një moshë fare të re, ndërsa tashmë është bërë shumë e njohur prej videove të saj në Tik Tok.

Kamionistja e parë shqiptare tregn se si nisi ky rrugëtim i saj në një profesion aspak të lehtë dhe i konsideruar gjithmonë për meshkuj.

“Kamionit i kam hipur me një familjarin tim pa patentë fare, thash do e provoj. Në momentin që e provova u dashurova. Nga aty fillova të marr patentën. Nuk mendoja se do i merrja shpejt se thash ishte një profesion që unë nuk e kisha idenë nga motorri, vaji, por i mësova shumë kollaj dhe ia dola shumë mirë.

Udhëtimi i parë ka qenë nga Peruxhia në Firence. Familjarit tim po i vinte gjumë dhe më tha, a i jep ti kamionit? I thashë nuk kam patentë. Mora kamionin dhe arrita gati në shtëpi dhe i thashë zgjohu. A ke ecur gjë apo akoma në autostradë. Më tha ti qenke për këtë”, rrëfen Bianka tha ajo për RTSH.

Por në këtë rrugëtim në profesionin e saj nuk kanë munguar dhe skeptikët e shumtë, të cilat Bianka i tregon tashmë me nota humori.

“Kur hyra në shkollë kisha 21 burra dhe isha e vetmja femër aty. Hyri instruktori dhe më tha, më fal ti je mësuesja për të dhënë këto shpjegimet komerciale? Jo, unë thjesht do marr patentën.

Ore mos ke ngatërruar sallë, më tha, sepse një femër mund të bëjë diçka tjetër shumë të mirë feministe. Ashtu femër ndihem dhe këtu dhe do e kuptoni dhe ju dhe do më jepni respekt i thashë.

E njëjta gjë më ndodhte dhe kur shkoja të fabrikat, nuk e besonin, po e njëjta gjë dhe kur më ndaloi policie njëherë që mu fik kamioni dhe po prisja në rrugë policinë dhe mekanikun.

Vjen polici dhe më tha: Më thërrit pak shoferin e kamionit. I thashë, shoferja e kamionit jam unë. Mos u tall se s’kemi kohë se jemi në mes të rrugës, rrezik aksidenti ishte.

I thashë të shkoj të sjell patentën se unë jam. Vuri një buzëqeshje dhe u sollën ndryshe më pas me mua. Më thanë se nuk kishin besuar asnjëherë”, shprehet ajo.

E pyetur për ngacmimet dhe nëse flirtojnë më shumë italianët apo shqiptarët, Bianka, thotë:

“Italianët njihen që janë shumë pas femrave. Sa ta shohin një femër do e komlimentojnë, nuk e vrasin mendjen se je me burrin. Kurse shqiptari po i the gruaja jote është e bukur mërzitet”.

Ndërkaq prej 4 vitesh, videot e Biankës janë kthyer në virale në rrjetet sociale, duke inspiruar edhe shumë vajza të tjera. Ajo tregon se video e saj e parë ka arritur 20 mln shikime.

“Ra koronavirusi dhe nga aty nisa të bëj video dhe vetë u mahnita se si njerëzit reaguan pozitivisht ndaj meje dhe më dhanë shtysën që çdo ditë të bëj video. Nuk e prita reagimin e kaq shumë njerëzve.

Video ime e parë fliste për tradhtinë se unë jam person që i urrej njerëzit që tradhtojnë, dua të jem shumë besnike sidomos kur kam një person që më përshtatet. Jo vetëm në lidhje me dashurinë por dhe për çështjen e jetës dua të jem besnike dhe në fjalën që unë jap dua ta mbaj.

Kur bëra video me kamion nuk ecën aq shumë se nuk e duan këtë çështje që shpjegon vetëm punën. Pastaj u mësuan dhe filluan dhe të më kopjojnë dhe disa vajza filluan të hipin nëpër kamiona dhe të bëjnë video sikur janë kamioniste. Kjo më dha shtysën më shumë për të ecur më përpara edhe pse është një profesion që unë e dua shumë”, shprehet Bianka Dervishi.

Prej vitesh në Itali bashkë me familjen e saj, Bianka tashmë ka dhe biznesin e saj në fushën e transportit, duke pasur në pronësi dy kamionë. Ajo ndihet krenare që tashmë janë shumë italianë që vendosin të vizitojnë Shqipërinë dhe pse jo të zgjedhin të jetojnë në vendin tonë.