Fulham dhe Tottenham nisën këtë të shtunë në 18:30 përballjen mes tyre për raundin e 29-të në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja nuk është as në stolin e rezervave te vendasit në këtë duel, teksa një njoftim për një dëmtim të mundshëm nuk ka nga klubi.
I huazuar te Fulham nga Chelsea, Broja nuk ka mundur të fitojë një vend titullari te ekipi i ri, duke i nisur ndeshjet nga stoli. Në derbin kundër Tottenham 22-vjeçari nuk është as në stol, ndërsa nuk ka një komunikim për këtë mungesë.
Pasditen e së dielës Broja pritet në Tiranë, aty ku të hënën në mesditë do jetë nën urdhërat e Sylvinhos për dy miqësoret e marsit, kundër Kilit (22) dhe Suedisë (25). Kujtojmë se Broja rikthehet me kuqezinjtë pas mungesës për shkak të dëmtimit.
“Është vetëm një vendim teknik lënia e Brojës jashtë, asgjë më shumë. Muniz duhej të ishte titullar dhe kemi një sulmues tjetër në stol, Jiminez. Na duhej një sulmues i dytë dhe zgjodhim Jimenez para Brojës. Ishte një vendim vërtet shumë i vështirë, nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha trajneri i Fulham, Marco Silva.