Besimtarët myslimanë janë në muajin e shenjtë të Ramazanit prandaj personazhi në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ishte myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.
“Jetoje jetën si udhëtar! Kush e jeton jetën si udhëtar është shumë i çliruar nga ngarkesat, sëkëlldive, si çfarë do marr…! Mos bëj keq! Fal! Apo “ Në emër të Zotit lexo mor lexo!” janë disa nga mesazhet që u përcollën gjatë këtij podcasti.
Vetë kryeministri ndau një moment bashkëbisedimi me bashkëpunëtorët e tij.
ADVERTISING
“Kush e jeton jetën si udhëtar ka fatin të shijojë shumë se e di se rruga mbaron. Unë shpesh herë u them kolegëve e bashkëpunëtorëve! Ore jeni të informuar se rruga mbaron dhe nuk do të jetoni sa shqiponjat?!
Unë kam pasur probleme me zemërimin dhe reagimin por shyqyr Zotit inatin, atë ngarkesën e brendshme që të bën që të errësohen sytë apo të mos shohësh qartë apo të rrish me njërin si do ia kthesh e kam pasur gjithmonë më pak”, tha ai.