Berat Gjimshiti ishte padyshim një nga pikat kyçe në kualifikimin që Atalanta arriti në çerekfinalet e Europa League. Bergamaskët ia dolën të triumfonin 2-1 përballë Sportingut të Lisbonës, duke kaluar kështu në fazën e 8 më të mirëve.
Lexo edhe: I pamposhtur në tokë dhe ajër, Berat Gjimshiti fantastik në Europa League
Kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte fantastik në sfidën përballë portugezëve. Gjimshiti ishte i pakalueshëm dhe gjithashtu fitoi çdo duel në ajër apo në tokë, duke treguar edhe një herë në arenën ndërkombëtare që është një mbrojtës klasi.
Kjo paraqitje e 30-vjeçarit është shpërblyer në mënyrën më të mirë. Gjimshiti me notën 7.7 është bërë pjesë e formacionit të javës së Europa League, duke u rreshtuar në të njëjten 11-she me lojtarë të mëdhenj si Theo Hernandez dhe Mohamed Salah.