Altin Dumani përveçse po zhgënjen shqiptarët me drejtësin e gënjeshtër tani ka marrë përsipër edhe detyrën e prokurorit të përgjithshëm vulë humbur. Madje nuk mungojnë dhe deklaratë bombastike këtë të premte, ku tha se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori, deklarim i paprecedent i bërë në një portal OJQ me emrin “IDM Albania” që merret gjoja me “𝙁𝙤𝙧𝙘𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙞𝙣𝙩𝙚𝙜𝙧𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩 𝙥ë𝙧 𝙥ë𝙧𝙢𝙞𝙧ë𝙨𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙨𝙝ë𝙧𝙗𝙞𝙢𝙚𝙫𝙚 𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚” që 𝘻𝘣𝘢𝘵𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘮𝘦 𝘮𝘣ë𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘧𝘪𝘯𝘢𝘯𝘤𝘪𝘢𝘳𝘦 𝘵ë 𝘈𝘨𝘫𝘦𝘯𝘤𝘪𝘴ë 𝘚𝘶𝘦𝘥𝘦𝘻𝘦 𝘱ë𝘳 𝘉𝘢𝘴𝘩𝘬ë𝘱𝘶𝘯𝘪𝘮 𝘥𝘩𝘦 𝘡𝘩𝘷𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮 𝘕𝘥ë𝘳𝘬𝘰𝘮𝘣ë𝘵𝘢𝘳 (𝘚𝘐𝘋𝘈), dhe Embassy e Suedisë Tirana.
Ai shprehet se prokurorët janë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha këto situata.
“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika.
Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, vazhdon Beluli i strukturës SPAK.
I pyetur nga pjesëmarrësit në takim të kësaj shoqate se deri ku do të shkojë SPAK në kupolën e zyrtarëve të lartë, “Beluli” Duman u përgjigj shprehimisht: “Nuk do kursejmë askënd”.
“Që në fillim nuk do pajtohesha me ju kur thoni ka bërë histori, nuk ka bërë gjë tjetër veçse të përmbushë detyrimet kushtetuese si ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht se kemi hyrë në vitin e pestë duhet vlerësuar veprimtaria, që do të thotë të bëjë hetime, ngrejë akuza ndaj çdo zyrtari pavarësisht pushtetit dhe lidhjeve.
Por gjatë katër viteve SPAK ka treguar se ne jemi vetëm në fillimet e punës sonë. Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë.
Por gjithmonë që të keni akuza të suksesshme, pra me vendime fajësie. Se kemi disa gjykata që na kontrollojnë përfshi dhe Kushtetuesen deri ne Strasburg. Në punën tone si institucion kemi edhe ne problematikat tona vështirësitë tona, që lidhet së pari me paqartësinë e statusit të Prokurorisë së Posaçme. Ju e dini që mandati është nëntë vjet dhe pas kësaj nuk dihet ku do vejë. Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë.
Dëmi më i madh është institucional, dhe nëse kjo trupë për të cilën është investuar kaq shumë është shumë e vështirë të mbushësh vakumin. Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltarëve ligjorë, sepse prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën në të treja shkallët e gjykimit. Problematikë tjetër është Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Drejtuesi i SPAK merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për Vettingun. Është nominativë. Pritshmëria është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësojë drejtuesi i SPAK.
Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin.
Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë.
Tjetra, kompetencat e Gjykatës së Posaçme për të shqyrtuar ekzekutimet penale të të dënuarve duhet t’i kalojë Gjykatës së Posaçme. Sepse pa dashur t’i paragjykoj kolegët, por nuk mund të trajtohen ata që dënohen nga ne me një lehtësi sikur kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Flitet t’i shqyrtojë Gjykata e Posaçme dhe këtu kam parasysh lirimin e një ish funksionari nga një gjykatë tjetër që ndodhi para kohe”, tha ai gjatë fjalës në takim me antarët e shoqatës qesharake duke pretenduar se SPAK dënon në fakt ligjërisht SPAK të ha m… vetëm heton.
Madje kët ankesa që ka Belul Dumani si drejtues provizor me një manaat 3 vjeçar që e ka p¥erfunduar, duhet t’i bënte njeriu hije që drejton Prkurorinë e shtetit shqiptarë, Gentjan Çela që për çudi ka mbiemrin e ish prokururit famkeq të dktaturës Aranit Çela, njëlloj si Dumani nga Maqellara me mbiemrin e vrasësit me pagesë shitësit të këpucëve Nuredin Dumani, mbiemra që të shkaktojnë neveri dhe frikë. /Ekskluzive.al