osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrezikohet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin fqinj? Sizmologu zbardh detajet: Lëkundjet u pasuan nga 35 pasgoditje

Rrezikohet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin fqinj? Sizmologu zbardh detajet: Lëkundjet u pasuan nga 35 pasgoditje

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte në Shkodër në orën 04:07 minuta.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi, ku kjo zonë është përfshire nga tërmeti 5.4 ballë. Tërmeti u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 ballë në 1.15 ballë.

Tërmeti kishte thellësi rreth 10 kilometra dhe me epiqendër 21 km nga qyteti i Plužine, jo shumë larg kufirit me Bosnje dhe Hercegovinën.

Sizmiologu Rrapo Ormëni, gjatë një emisioni televiziv tha se Shqipëria nuk rrezikohet pas tërmetit të ndodhur në Mal të Zi në orët e para të mëngjesit.

Ai u shpreh se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.

“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vertëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos nëMal të Zi, tërmeti ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme, është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht.

Është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”, tha Ormëni.