osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur historia “gabon”: Nuk është ashtu siç e kemi mësuar

Kur historia “gabon”: Nuk është ashtu siç e kemi mësuar

Nga Sebastien Roblin

Ja çfarë duhet të mbani mend: Konfliktet tragjike dhe të zgjatura në kohë, që u zhvilluan pas “përfundimit” të Luftës së Parë Botërore shërbejnë si një përrallë paralajmëruese se si narrativat historike reduktohen kaq shpesh në shumë detaje të papërshtatshme, dhe si cinizmi dhe idealizmi mund të sabotojnë përpjekjet për paqes.

Libra të panumërt mbi historinë, thonë se “në orën 11.00 të ditës së 11-të të muajit të 11-të të vitit 1918” mbaroi më në fund Lufta e Madhe. Në fakt, asnjë mitraloz nuk do të kosiste më jetën e rinjve në fushëbetejat e Frontit Perëndimor.

Por paqja e supozuar botërore e sjellë nga Dita e Armëpushimit, ishte gjithçka tjetër veçse jo universale. Në vitin 1919, në mbarë Evropën Lindore në Azinë Qendrore, dhuna e filluar me Luftën e Parë Botërore zgjati edhe 5 vjet të tjera, duke përfshirë jo vetëm aktorët lokalë, por trupa nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe dhe Japonia, me gjithë presionin për t’i rikthyer trupat në shtëpi.

Në diskutim ishte shpërbërja e perandorisë Austro-Hungareze në Evropën Lindore dhe Perandorisë Osmane në Azinë Qendrore. Kjo u justifikua nga Londra, Parisi dhe Uashingtoni, me njohjen e pasioneve të nacionalistëve aspirantë, të cilët kërkonin komb-shtetin e tyre të pa sunduar nga pushtuesit e huaj.

Problemi me këtë mendim të arsyeshëm, ishte se përkundër brutalitetit të shpeshtë dhe mosfunksionimit në rritje të perandorive shumëkombëshe me seli në Vjenë dhe Stamboll, ato ishin nga natyra e tyre deri diku tolerance, dhe ndërthurnin pakicat e ndryshme etnike dhe fetare në të gjithë territorin.

Qeveritë e reja etno-nacionaliste, ishin shpesh jo vetëm të pa interesuara për t’i mbrojtur pakicat që banonin në territoret e tyre. Por fakti që ato komunitete ishin shumë të përziera, çoi në mënyrë të pashmangshme në një konflikt të dhunshëm midis shteteve të sapolindura.

Për më tepër, parim i vetëvendosjes kombëtare, i parë si i drejtë kur zbatohej në Evropën Lindore, nuk u zbatua po njëlloj për nacionalistët midis subjekteve koloniale evropiane në Afrikë ose Azi, ambiciet politike të të cilëve erdhën në kurriz të fituesit.

Nacionalistit vietnamez Ho Shi Min iu tregua menjëherë dera, kërkoi të ishte i pranishëm në Konferencën e Versajës. Territori kinez, që kishte mbështetur Francën në luftë, iu dha Japonisë. Në prillin e vitit 1919, trupat britanike vranë 1.600 indianë në një kopsht publik në Amritsar, që po protestonin kundër një ligji që lehtësonte arrestimin e nacionalistëve indianë.

Ajo masakër kontribuoi në fillimin e një lufte tjetër në vitin 1919. Pushtimit oportunist në Indinë Britanike nga mbreti afgan Amanullah. Natyrisht, Dita e Armëpushimit, nuk bëri asgjë për të ndalur luftën civile brenda Rusisë Perandorake në shpërbërjen e sipër midis të Bardhë (trupave monarkiste) dhe të Kuqve (bolshevikëve).

Konflikti i kishte në rënien e sundimit carist dhe ngritjen e ideologjisë ndërkombëtare socialiste para Luftës së Parë Botërore. Tensioni i Luftës së Madhe, shkaktoi një revolucion kryesisht paqësor, që vendosi në krye në Moskë një qeveri liberal-demokratike “të Bardhë”. Një konflikt civil i përgjakshëm mund të ishte shmangur, në rast se Gjermania Perandorake nuk do ta kishte ndihmuar Leninin dhe mbështetësit e tij që të udhëtonin në Rusi me një tren të blinduar në vitin 1917. Agjitacioni i tij politik, çoi në një akt të dytë revolucionar shumë më të përgjakshëm se i pari.

Gjatë Luftës Civile, jo vetëm që miliona rusë, evropiano-lindorë dhe aziatiko-qendrorë rrëmbyen armët kundër njëri-tjetrit, por trupat britanike, franceze dhe amerikane zbarkuan në Arkhangelsk të Arktikut, në një përpjekje të ndrojtur për të mbështetur kauzën e të Bardhëve.

Më vonë, një ushtri e dytë amerikane dhe japoneze pushtoi Siberinë. Të parët synonin të lehtësonin tërheqjen e Legjionit Çek, ndërsa të dytët të aneksonin territorin dhe të mbështesnin të Bardhët. Konflikti i të Kuqve kundër të Bardhëve arriti kulmin e tij në vitin 1919, me humbjen e forcave të Bardha në Siberi dhe Ukrainë, pasuar në vitin 1920 nga evakuimi i trupave të Bardha dhe ekzekutimin e admiralit Kollçak.

Trupat amerikane u tërhoqën përfundimisht nga Rusia në vitin 1920, por Vladivostok i mbajtur ende nga të Bardhës nuk ra deri në vitin 1922. Konflikti vazhdoi edhe për 2 vjet të tjera, teksa trupat sovjetike rindërtuan ish-territoret ruse në Azinë Qendrore, duke përdorur avionët, gazin helmues dhe automjetet e para të blinduara për të shtypur republikat separatiste.

Mbi 1.5 milionë ushtarë dhe 8 milionë civilë vdiqën në luftën civile ruse – këta të fundit kryesisht për shkak të urisë – duke e bërë atë diskutueshëm luftën civile më vdekjeprurëse të shekullit XX. Revolucioni u përhap në Poloni,vend që në vitin 1919 rifitoi pavarësinë zyrtare 1 shekull pasi ishte aneksuar nga Gjermania, Austria dhe Rusia.

Por qeveria nacionaliste e qeverisë së Jozef Piłsudskit ëndërronte të rindërtonte një perandori më të gjerë polako-lituaneze, një ide me të cilën nuk ishin në bord fqinjët e Polonisë. Varshava zhvilloi disa luftëra kufitare me Ukrainën, Gjermaninë, Çekosllovakinë dhe Balltikun. Pastaj në vitin 1920, polakët ndërmorën një ofensivë në shkallë të plotë kundër Kiev (kryeqyteti i Ukrainës së sotme), duke përfituar nga kaosi i luftës civile ruse.

Por polakët nxitën një kundërsulm rus shkatërrues. Polakët u tërhoqën, por përfituan një territor shtesë në Ukrainën Perëndimore dhe Bjellorusinë e sotme. Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik e mori sërish territorin e humbur dhe i dëmshpërbleu polakët me tokën gjermane, nga e cila gjermanët u dëbuan me forcë.

Megjithëse Parisi, Londra dhe Roma nuk e shpërbënë zyrtarisht Perandorinë Osmane, ata pushtuan kapën territoret e vlefshme të Lindjes së Mesme për përfitimet e tyre, dhe vendosën forcat e tyre pushtuese në gadishullin e Anadollit. Madje në disa raste aleatët garuan kundër njëri-tjetrin se kush do të kapte territoret më të mëdha.

Qeveria e Sulltanit, u bë kryesisht e pafuqishme dhe plotësisht e varur nga forcat pushtuese.

Në majin e vitit 1919, qyteti multietnik i Smirnës iu dorëzua një forcë pushtuese greke. Ndjenja e poshtërimit kombëtar, solli krijimin e një lëvizje nacionaliste të udhëhequr nga Mustafa Kemal Ataturku, një gjeneral që kishte mundur me sukses forcat britanike dhe franceze në Galipoli gjatë Luftës së Parë Botërore.

Kur turqit u zemëruan me kushtet e Traktatit të Sevres të vitit 1920, Asambleja e Madhe Kombëtare udhëhoqi një kryengritje kundër ushtrive të huaja. Lufta greko-turke arriti kulmin me disfatën e grekëve në Betejën e Sakarjasë, shtypjen e ushtrisë kombëtare armene dhe pushtimin e Smirnës në shtator 1922.

Katër ditë më vonë, një zjarr shpërtheu në lagjen greke – sipas shumë dëshmive i vendosur nga ushtarët turq – duke shkatërruar plotësisht vetëm ato pjesë të qytetit, dhe duke vrarë mbi 10 mijë grekë dhe armenë. Qindra mijëra refugjatë mbetën të bllokuar për disa javë në port, duke iu nënshtruar përdhunimit, vjedhjes, vrasjes dhe urisë, para se gati gjysma të evakuoheshin nga anijet britanike dhe amerikane.

Të traktatin e paqes, Ankaraja dhe Athina ranë dakord të deportonin me forcë 1.6 milionë të krishterë ortodoksë dhe 355.000 myslimanë në territorin e njëra-tjetrës, edhe pse minoritetet fetare u lejuan të qëndronin në Stamboll dhe Thrakën Perëndimore

Shënim: Sébastien Roblin, është i specializuar në çështjet e zgjidhjes së konflikteve në Universitetin Xhorxhtaun. Ai ka shërbyer si lektor për Korpusin e Paqes në Kinë. / “National Interest” – Bota.al