Sali Berisha sot, në rrjetin e tij social ka hapur një lajm të kobshëm sipas të cilit, një bujk nga Sulova e Elbasanit, Arjan Hoxha ka vrarë veten, pasi ka falimentuar, si pasojë e mos ndihmës nga qeveria.
Lajmi u përhap në portalet e opozitës, por më pas, biznesmeni Gjergj Luca, doli në krah të Arjan Hoxhës, i cili thotë se nuk e kupton pse doktori e do të vdekut.
Në postin e tij, Luca shkruan:
“Edicion i jashtëzakonshëm lajmesh/ Sali Berisha e shpall të vdekur, Gjergj Luca e ngjall…
Miq e rëndë kjo ngjarje e sotshme, ish kryeministri Sali Berisha sapo e ka shpallur të vdekur anëtarin besnik të PD-së dhe biznesmenin e ndershëm Arjan Hoxha nga Sulova e Elbasanit. Postimi ende rezulton në facebook-un e Salës ku Arjani rezulton i vdekur ndërsa unë po ua sjell të gjallë e të shëndetshëm!”
VIDEO