Në botë po shtohet numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundjet psikike. Në këtë përfundim arrin raporti për shëndetin mendor “Mental Health Report”.
Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë.
Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos.
Hulumtimi është porositur nga kompania gjermane e sigurimeve AXA, e rezultatet janë publikuar në Raportin e Shëndetit Mendor 2024.