Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje të reja se çfarë po ndodh me dosjen e vrasjeve në Tropojë, e cila po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Në këtë prokurori, dy vite më parë është dorëzuar një padi nga Muharrem dhe Zyflie Haklaj, të cilët akuzojnë Sali Berishën dhe 14 emra të tjerë si të përfshirë në vrasjen e djemve të kësaj familje.
Në prill të vitit 2023 në SPAK dëshmoi për 12 orë, Aishe Haklaj, vajza e madhe familjes, e cila bën përgjegjës për vrasjet, Sali Berishën. Në padinë që babai dhe motra e saj kanë dorëzuar me anë të avokatit Beqiri, Berisha akuzohet si përgjegjës në shumë episode, ndërkohë që ata kanë kërkuar të thirren si dëshmitarë një numër i madh personash.
Avokati i tyre, ka zbuluar dje për gazetën “SOT”, se hetimet kanë avancuar shumë. Po ashtu, ai theksoi se ka prova shkencore, audio dhe video, si dhe një dëshmitar sekret që hedhin dritë mbi këtë ngjarje dhe lëkundin pozitat e Berishës. Ai ka dhënë detaje dhe nga marrëveshja famëkeqe për vrasjet dhe shfarosjet që do të bëheshin në Tropojë mes ish-kryeministrit e Metës.
Reagimi i plotë i avokatit të familjes “Haklaj” për gazetën “SOT”:
“Sali Berisha është në procedim penal dhe çështja për vrasjet bë Tropojë ka avancuar shumë. janë dy. Një procedim penal pa emër për këto vrasje u regjistrua rreth 3 vite më parë, kur Izet Haxhia u mor në pyetje nga prokurorët e krimet e renda sepse SPAK nuk ishte krijuar dhe Haxhia paraqiti me prova dhe me fakte ato që kanë ndodhur, sepse ai ka marr edhe urdhra vet nga Berisha. Pas këtij regjistrimi penal u bë edhe kallëzimi penal nga familja e Haklajt, janë pra dy procedime penale dhe janë bashkuar në një.
Ai po jep mesazhe nga ballkoni duke sfiduar ligjin dhe thotë se jam i fuqishëm, nëse s’do isha nuk do komunikoja me asnjë. Ai thotë se fakti që bëjë mitingje dhe i flas simpatizantëve do të thotë që jam i fortë akoma.
Janë të konkretizuar të gjitha vrasjet, dihen autorët, grupi i strukturuar kriminal që është një bandë e organizuar dhe e armatosur që ka pasur detyra dhe qëllime. Vrasjet në Tropojë duke kombinuar hakmarrjen dhe politikën me ndihmën e institucioneve të shtetit i ka bërë Berisha dhe Meta, ku në një takim në Rogner kanë shprehur për vrasjet dhe shfarosjet që do të bëheshin në Tropojë.
Kjo ishte marrëveshja më famëkeqe dhe nga aty lindën këto akte kriminale që e çuan drejt shuarjes Tropojën. Urdhri i atij është, është ajo etja e tij për gjak, por edhe politike, se ato janë vrasje shtetërore dhe janë vrasje politike sepse janë bërë gjithmonë në kuadër të asaj se si të dobësohej ushtria çlirimtare e Kosovës dhe të mos furnizohej me armë nga Shqipëria. Familja ishte mbështetësve kryesore dhe e fuqishme e ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Ai ka qenë agjent dhe ka ngelur agjent i Jugosllavisë dhe Serbisë, ka punuar një jetë për Millosheviçin në Shqipëri. Ai shkatërroj çdo gjë, e ka vendin pa ushtri në interes të Serbisë, ai nuk donte që ushtria e Kosovës të merrte atë mision që ajo mori që të sillte pavarësinë e Kosovës.
Kjo është evidente me vrasjet e Haklajt dhe pastaj motivi hakmarrës dhe bajraktar se gjoja i prishi mitingun. Ai e ka me zë dhe me figurë, ku thotë gjallë a vdekur ma sillni në Tiranë. Banda e Armatosur e krijuar nga Sali Berisha pas ngjarjes së 19 qershor 1997, ku u qëllua me armë dhe ju prish mitingu, dhe ku Sali Berisha kërkoi që Shkëlqim Haklajn t’ia sillnin të gjallë në Tiranë, duke i urdhëruar njerëzit e tij që ta rrëmbenin, sikurse e ka pohuar vet një fakt të tillë, po funksiononte më së miri dhe kishte ekzekutuar tashmë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Halil Haklaj, si dhe disa persona të tjerë.
Kjo Bandë ishte vënë në ndjekje Fatmir Haklajt, duke e gjurmuar atë ngado që lëvizte. Në Gazetën RD të datës 26.10.1999 Sali Berisha i bënë thirrje të hapur, e nxitë dhe e frymëzon Bandën e Armatosur që kishte krijuar në datën 20 qershor 1997 për të vrarë Fatmir Haklaj. Gazeta e kësaj date provon plotësisht ekzistencën e Bandës së Armatosur të udhëhequr nga Sali Berisha dhe urdhrin e tij të prerë për të vrarë Fatmir Haklaj.
I ndjeri Gani Malushi, Shefi i Komisariatit, i ka deklaruar Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Jaho Mulosmanit dhe Zylfie Haklaj se në Bandën e Armatosur që i ngriti pritë dhe e vrau Fatmir Haklaj te shtëpia e Haxhi Jakupit, kishte veç frymëzuesit dhe nxitësit Sali Berisha, edhe zyrtarë të institucioneve të policisë së shtetit, e madje arma e vrasësit, automatiku kallashnikov është e njëjta armë që vrau Shkëlqim Haklaj”, u shpreh avokati Idajet Beqiri./Rigels Seliman