osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dëshmitari kyç mund të ketë folur nga qelia për aferën “CEZ-DIA”! Romeo Kara plas “bombën”: Meta po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia e tij për të shpëtuar nga prangat

Dëshmitari kyç  mund të ketë folur nga qelia për aferën “CEZ-DIA”! Romeo Kara plas “bombën”: Meta po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia e tij për të shpëtuar nga prangat

Të gjithë ata që nuhasin orën e përballjes me drejtësinë për aferat korruptive, pasuritë e fshehura, pastrimin e parave etj, nisin të ‘denoncojnë’ se e keqja e tyre po vjen nga “McGonigal”.

Edhe Ilir Meta, njësoj si Sali Berisha nën hetim për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim po mbrohet duke thënë se po goditet politikisht. Ai tha dy ditë më parë se dosja “CEZ-DIA” është regjistruar nga McGonigal dhe ka thënë se prej kohësh është informuar se Kastriot Isamalaj, i cili është personazhi kyç në këtë dosje, ka folur dhe ka nxjerrë emrin e tij në SPAK.

“Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rast të cenimit të ligjit nga Ilir Meta qoftë në kryerjen e detyrave shtetërore, qoftë në gjithçka tjetër. dhe duhet ta dini shumë mirë ju, meqë pyetët për 2 marsin që edhe kjo çështja që është rihapur për herë të tretë apo të katërt, CEZ/DIA, është regjistruar nga McGonigal. Sepse një nga angazhimet e McGonigal që është takuar dhe me prokurorë të SPAK, që u dënua për lekët që mori për llogari të Edi Ramës kundër opozitës, ka qenë që të aktivizonte çështjen CEZ/DIA.

Dhe kjo çështje është regjistruar në dhjetori të vitit 2019. Dhe kur është ky moment? Ky moment është midis manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, sepse 2 marsi ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të dhjetorit.

Por për shkak të tërmetit në nëntor u shty. Si një mjet presioni kundër presidentit të republikës që të pranonte betimet e faqezinjve dhe faqezezave te Lana”, tha ai. Por këtë alibi të Ilir Metës, juristi Romeo Kara e sheh si strategji për të shpëtuar nga prangat. Ai paralajmëroi në një reagim për gazetën “SOT” se do të jetë e afërt dita kur Ilir Meta të përballet me drejtësinë.

“Çdo fillim e ka një fund dhe pas çdo nate dielli do të lindë përsëri. Pra, shpresa nuk duhet humbur dhe përballja me të keqen duhet ashpërsuar. Meta e di me mire se kushdo tjetër hallin e tij. Ai e di mire çfarë ka bërë dhe çfarë e pret.

Politika pengmarrëse, garante e zullumit të pushtetarëve po zhbëhet, pavarësisht se jo me ritmin e duhur dhe drejtësia nuk është më thjesht një utopi. Besoj realisht dhe shpresoj se Meta shumë shpejt do të përballet me drejtësinë”, tha Romeo Kara.

Kush është dëshmitari kyç që mund të ketë folur?

Teksa Romeo Kara komentoi sulmet e forta të Metës për prokurorët që po hetojnë aferën CEZ-DIA, tha se ish-presidenti hallin mund ta ketë te Kastriot Ismailaj. Ish-administratori i DIA ka dalë nga burgu, por sipas asaj që thotë vetë Meta, ai ka folur. Kara ngre alarmin se njerëz të Ilir Metës të punësuar në burgje mund ta kenë kërcënuar.

“Meta nuk po i di me mire punët e veta dhe jo me te prokurorëve. Nuk pret kurrkush dhe aq më tepër prokuroret që të marrin më mësime apo direktiva nga Meta. Nëse prokurorët e kane takuar në qeli Ismailajn shumë mirë kanë bërë. Ne duhet te shqetësohemi nëse Ismailajn e kanë vizituar apo jo, kërcënuar apo jo, kasnecë të Metës në qeli, të punësuar nga vetë LSI në sektorin e burgjeve.

Nuk e di nëse ka folur apo jo Ismailaj dhe nëse po, shumë mirë ka bërë. Unë di që intervista e gruas së tij është autentike, e dhëne me vullnet te plotë dhe mbështet çdo pretendim të ngritur nga unë në kallëzimin tim lidhur me këtë çështje”, tha ai.

Alibia për të shpëtuar nga SPAK

Ai thotë se Meta ka bërë gati edhe alibinë nëse i vihen prangat. Por fakti se ai po hetohet për dosjen “McGonigal”, nuk qëndron sipas juristit pasi kallëzimi i tij është bërë në 18 tetor 2017. “Meta mirë që është hajdut, por po na del edhe qyqar. Kallëzimi ndaj tij është bëre nga unë ne 18 Tetor 2017. Ku qëndron këtu pretendimi i tij lidhur me McGonigalin? Sa për pagesë, nëse do te jete siç thotë ai, unë duhet ta padis McGonigalin për begatim pa shkak dhe t’i marre paratë atij se kallëzimin e kam bërë unë. Nëse ka prova për çfarë i del nga goja, të mi japë edhe mua se me bëjnë shume pune”, përfundoi Romeo Kara.