Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse ditën e djeshme në Odesa, e cila ra fare pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.
Ky i fundit pasi nuk mori pjesë në takimin e zhvilluar në Tiranë, çuditrisht la Rumaninë për një një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky.
Rama shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.
Postimi i Ramës në X:
‘Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.’ shkruan Rama.