‘Ta Nean’ e pagoi Saliu me lekët e shqiptarëve që i ka marrë nga korrupsioni. Nisi urgjentisht Flamur Nokën dhe Luçiano Boçin në Janinë dhe takuan deputetin grek dhe jam i bindur që ai ka marrë miliona të shqiptarëve për të paguar këtë paçavure. Më 29 shkurt Boçi dhe Noka kanë shkuar në Janinë dhe pas dy ditësh ka dalë ai shkrim dhe kanë paguar.
Është shantazhim i hapur që i bëhet gjyqtares një ditë para se ajo të japë vendimin gjyqësor. Si arrihet të preket një gjyqtar një ditë para se të jepet vendimi?! Ata e botuan shkrimin pasi ulëriti Berisha “te xhamia”. Një ditë para gjyqit doli shkrimi te ‘Ta Nea’. Një maskaradë e dalë nga Foltorja”, deklaroi avokati Beqiri.
“Problemi tjetër i sulmit të Berishës ndaj gjyqtares është se ajo ishte e para që mori guximin dhe dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai me këtë gur e vret atë dhe për këtë shkak. Por të gjitha këto që janë bërë kundër kësaj gjyqtareje janë bërë që ai ta largoj edhe nga procesi Bekerit edhe nga vetja e vet.
Ai donte ta vriste me këtë fjalor dhe për turpi e tij dhe turpin e Foltores, ky ishte një skenar ogurzi, një plan nga më të fëlliqurit që ai e përgatiti te dritarja e shtëpisë së vet kundër kësaj gjyqtareje.