Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi deklaroi se Fredi Beleri është turpi i Himarës.
Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Prençi u shpreh se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të kandidonte për kryetar bashkie në veri, Milan Radojçiçin, qytetarët në Kosovë do e vrisnin atë.
Sipas Prençit, Beleri nuk ka ndryshim nga Radojçiçi.
“Beleri është turpi i Himarës dhe nëse krenoheni me Belerin e keni gabim. Turpi. Politkisht është turpi. Nëse Albin kurti do të kandidonte Radojçiçin për kryetar bashkie, në komunat e veriut te Kosovës, kosovarët do ta vrisnin Albin Kurtin. Ta garantoj. Çfarë ndryshimi ka Radojçiçi me Fredi Belerin, ma thoni dot? Çfarë flisni?
Nuk ndihmohet politika e opozitës duke mbrojtur Fredi Belerin. Harrojeni këtë punë. Jo, me dokumenta shtetërore. E keni gabim. Beleri nuk ka pranuar për shumë vite të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë shqiptare, për atë çka ishte akuzuar dhe për atë çka ai kërkohej në Shqipëri.
Fakti që ai i është shmangur drejtesisë shqiptare, fakti që ai nuk ka deklaruar që ka qenë i dënuar, kur ka dashur të kandidojë për kryetar bashkie, e bëjnë Belerin të pasinqertë me komunitetin e Himarës, me vetveten. Për Belerin ka dokumente në Shqipëri dhe Greqi”, theksoi ai.